Ukrainë, bombë me tym ndaj Parlamentit

27/04/2010 09:50

Një bombë me tym është hedhur në Parlamentin ukrainas nga protestuesit që po manifestojnë në Kiev kundër zgjatjes së marrëveshjes së qëndrimit të bazës detare ruse në Ukrainë.

Përplasje janë regjistruar edhe brenda vetë Parlamentit, kryetari i të cilit është goditur me vezë nga deputetë të ndryshëm.

Kievi zyrtar zgjati kontratën për bazën e Sevastopolit me 25 vjet të tjera në këmbim të uljes së cmimit të gazit që vjen nga Rusia.

Marrëveshja në fjalë u nënshkrua gjatë vizitës së kryeministrit rus Vladimir Putin në Ukrainë dhe u cilësua si historike në marrëdhëniet mes dy vendeve.

FOTO GALERI
2/17
Protesta kundër bazës detare ruse

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA