Dikur produkte të fantashkencës, robotët janë sot shumë më të pranishëm sa mund ta kishim imagjinuar.

Ata i gjen sot të përhapur në degë të ndryshme të industrisë moderne apo në detyra të rrezikshme për njeriun. Bota njeh që nga viti 1448 projektet për robotë të Leonardo Da Vinçit por roboti i parë është realizuar në vitin 1961.

Dy studiuese të Univestitetit Politeknik në Tiranë, kanë vendosur që të realizojnë në vitin 2010 një krijesë me inteligjencë artificiale tërësisht shqiptare. Eva Cipi dhe Alketa Hysaj janë duke mbrojtur doktoraturën në fushën e robotikës pranë Fakultetit të Inxhinierisë Informatike. Pas 3 vjetëve punë ato kanë arritur të krijojnë në software modelet e para të agjentëve inteligjentë 100 % shqiptarë. Ato ia kanë dalë, ia kanë arritur të modelojnë lëvizjen e agjentëve inteligjentë. Eva Cipi shpalos modelin e avancuar në software-n e saj të një roboti i cili është zhvillimi i dy modeleve që ka krijuar kolegia e saj. Fakulteti i inxhinierisë informatike sapo ka celur një shteg.

“Kemi një sukses modest. Mendoj se në të ardhmen do mundohemi që një pjesë të studentëve t’i ingranojmë në këtë fushë për të stabilizuar një grup që do punojë në fushën e robotikës”, shprehet profesori Betim Cico. Këmbëngulja e kërkueseve shqiptare të kibernetikës synon t’ia mbërrijë qëllimit duke realizuar shumë shpejt navigimin në një mjedis konkret.

Dhe kjo do të shënojë një pikë të fortë nisjeje në fushën e inteligjencës artificiale që shkelet për herë të parë nga shqiptarët. “Ne i kemi ofruar sot Shqipërisë një element të rëndësishëm që nëse nesër do marrim robot, mund të arrijmë në aplikacione të vecanta për këta robotë, sidmos në ndihmën që mund t’i jepet moshës së tretë”, përfundon profesori.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA