Tajlandë, shmanget konfrontimi me policinë

23/04/2010 09:20

Qeveria tajlandeze fajëson “terroristët” pa emër për shpërthimet që vranë dhe plagosën protestuesit ditën e djeshme në Bangkok.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm qindra policë kaluan rrugën kryesore për t’u përballur më “këmishët e kuqe”, të cilët protestojnë kundër qeverisë.

Por vetëm pak momente më pas policia është tërhequr nga konfrontimi dhe protestuesit ranë dakord për të lëvizur nga barrikadat e tyre.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Australia u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të mos udhëtojnë në Tajlandë në këtë periudhë.

Protestuesit, të cilët manifestojnë prej gjashtë javës në kryeqytetin tajlandez kundër qeverisë, kërkojnë shkrirjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel