SHBA, administrata, Obama jo ligjit të Arizonës

23/04/2010 20:50

Presidenti amerikan, Barack Obama ka kritikuar një ligj të ri anti-emigrantë të aprovuar në Arizonë.

Ligji do t’u japë mundësinë agjentëve të kërkojnë dokumentat e identitetit të gjitha atyre që dyshojnë të jenë emigrantë të paligjshëm.

Obama ka deklaruar se u ka thënë avokatëve të Shtëpisë së Bardhë për të vertetuar nëse ligji i aprovuar në Arizonë shkel të drejtat e civilëve.

Ai ka shtuar se duhet të fillohet një reformë e sistemit të emigracionit në nivel kombëtar.

Top Channel