Fier-Patos, aksident, vdes 24 vjeçari

23/04/2010 18:45

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 24 vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Patos-Fier.

Axhem Resuli ka humbur jetën teksa makina e tij doli nga rruga pas përplasjes me një kamion.

Viktima ishte duke shkuar të bënte xhirime për dasmën e tij të parashikuar për të dielën.

Top Channel