Britani, princi Filip ndrydh kaviljen

23/04/2010 22:15

Aventurë jo e këndëshme për Dukën e Edimburgut, princin Filip, i cili ndërsa po trajnonte disa kuaj të rracës poni është ka pësuar një incident duke u përplasur në një pemë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së premte në Buckingham Palace. Nga përplasja princi 89 vjeçar ka lënduar lehtë kaviljen, ndërsa ndihmësi i tij në trajnimin e kafshëve ka përfunduar në urgjencë.

Burime nga residenca mbretërore “Windsor” njoftuan se princi Filip ndodhet në gjendje të mirë dhe se ka rinisur aktivitetin sipas axhendës normale ditore.

Top Channel