I lindur nga bashkëpunimi mes NASA-s dhe Agjencisë Hapësinore Europiane, teleskopi i hapësirës Hubble feston 20 vjetorin e lindjes.

Ai u lëshua në hapësirë në 24 prill të vitit 1990 dhe është i pari teleskop që doli në hapësirë. Hubble u ka dhënë një ndihmë shumë të cmuar shkencëtarëve, të cilët kanë përcaktuar moshën e Universit, kanë vëzhguar me kujdes galaktikat e tjera si dhe kanë mësuar shumë për energjinë e errët.

Hubble ka furnizuar me të dhëna të shumta edhe për vrimat e zeza dhe planetët jashtë sistemit tonë diellor. Falë këtij teleskopi janë publikuar rreth 8 mijë artikuj shkencorë dhe mesa duket edhe shumë të tjerë do të publikohen. Rikthimi i tij në Tokë është parashikuar të ndodhë mes viteve 2019-2032.  

Top Channel