Shkumbini mbytet nga plehrat

22/04/2010 20:55

Cdo ditë e më tepër po rëndohet gjëndja e ndotjes buzë lumit Shkumbin, poshtë urës së Rrogozhinës. Bashkitë e Rrogozhinës, Kavajës dhe disa komunave, cdo ditë vazhdojnë të hedhin mbeturina në këtë vend.

Banorë të zonës janë ankuar disa herë për këtë problem se vec erës së rëndë nga këto mbeturina, por dhe tokën e zenë prej tyre.

“Na ka sjellë shumë probleme, ka sjellë pisllëk. Mbeturinat hidhen edhe tek ura larg. Pastaj iu vënë zjarrin dhe bëhet një tym i madh”, tregon një prej tyre.

Drejtues të zyrës së shërbimeve në bashkinë e Rrogozhinës shprehen se ky është një problem shumë shqetësuse dhe për ta.

Drejtori i kësaj zyre, Fatmir Mecaj shprehet se është kërkuar disa herë nga këto komuna të tjera që të mos të hidhen mbeturina në këtë vend.

“Mbeturinat hidhen tek pika e plehrave që ka qenë në Shkumbin, aty hidhen edhe plerat e disa komunave”, shprehet Mecaj.

Pjesa më e madhe e mbeturinave të hedhura në këtë zonë përfundojnë në bregdet duke ndotur në nivele shumë të mëdha edhe plazhin e Divjakës.

Top Channel