SHBA, shpërthimi në platformën e naftës, 11 të zhdukur

22/04/2010 13:10

Vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur në Gjirin e Meksikës, pas shpërthimit të një platforme nafte, të martën në mbremje pranë brigjeve të Luizianës në SHBA.

11 persona rezultojnë të zhdukur, 17 të lënduar, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në momentin e shpërthimit në platformë ndodheshin 126 punonjës. Gjuhë të mëdha flake shihen edhe tani në vendin ku ishte Deepwater Horizon. Në zonë helikopterët vazhdojnë operacionet me shpresën e gjetjes së ndonjë të mbijetuari.

Aksidenti i këtij lloji është më i rëndi në 50 vitet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo cfarë ka mbetur në platformë rrezikon të mbytet duke sjellë edhe mundësinë për dëme të mëdha ekologjike të zonës. Një pjesë e mirë e naftës ka përfunduar në det.

Top Channel