Reja vullkanike, probleme në Suedi e Norvegji

22/04/2010 13:35

Sërish shqetësim nga shpërthimi i vullkanit islandez në një zonë të kufizuar të veriut të Evropës.

Disa aeroporte në jug dhe në veri të Suedisë dhe në jug dhe perëndim të Norvegjisë janë mbyllur deri në një urdhër të ri, për shkak të resë së hirit vullkanik. Lajmin e kanë dhënë autoritetet e trafikut ajror.

Më poshtë në Danimarkë është rikthyer normaliteti prej disa orësh në të gjithë hapësirën ajrore.

Megjithatë në Suedi aeroportet e Stokholmit qëndrojnë të hapura dhe po ashtu edhe në Oslo të Novergjisë situata është normale. Sipas meteorologëve ndryshimet e drejtimit të erës bëjnë që reja e hirit të shkojë drejt Norvegjisë.

Top Channel