Iran, fillojnë manovrat ushtarake

22/04/2010 10:35

Rojet revolucionare iraniane kanë filluar sot një seri manovrash ushtarake në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormuzit.

Televizioni shtetëror bën të ditur se Irani ka filluar stërvitjen “për të theksuar aftësitë e tij të mbrojtjes dhe determinimin për të ruajtur sigurinë në rajon”.

Në manovrat e mëdha, që do të zgjasin 3 ditë, do të marrin pjesë forcat ajrore, detare dhe tokësore dhe do të eksperimentohen edhe tipe të ndryshme raketash.

Top Channel