Francë, ligj për ndalimin e burkës në vendet publike

22/04/2010 13:55

Franca do të ndalojë në mënyrë rigoroze burkën, veshjen islamike në hapësirat publike.

“Ligji që do të hartohet nga qeveria do të diskutohet në asamble në muajin maj”, njoftoi zëdhënësi në fund të një takimi të këshillit të Ministrave.

Kjo veshje është e ndaluar në shkolla, spital, administratë dhe vende të transportit, por qëllimi tani është të ndalohet edhe në vende publike.

Ndërkohë Belgjika për momentin ka të gjitha gjasat të jetë vendi i parë që do të ndalojë vellon islamike në vendet publike. A do të ndiqet nga Franca? Duhet të presim muajin maj…

Top Channel