Belgjika kundër mbulimit të fytyrës

22/04/2010 10:00

Belgjika mund të jetë vendi i parë europian që do të ndalojë vellon islamike në vendet publike.

Sot Dhoma e deputetëve do të votojë një ligj që parashikon ndalimin, pas marrjes së dritës jeshile nga komisioni parlamentar i Punëve të Brendshme.

Me këtë rast edhe Jeshilët, partia e vetme që kishte shprehur vështirësi, kanë votuar pro, në emër të mbrojtjes së dinjitetit të grave islamike.

Top Channel