Vullkani, Rusia anuloi 505 fluturime

20/04/2010 13:45

Disa ditë pas bllokimit të pjesës më të madhe të fluturimeve për shkak të vullkanit islandez, vendet bëjnë bilancet e humbjeve.

Sipas të dhënave, vetëm në Rusi janë anuluar 505 fluturime, ndërsa janë shtyrë qindra të tjerë. Ndërkohë, hapësira më e madhe qiellore e Britanisë së Madhe do të qëndrojë e mbyllur për fluturimet poshtë 6 mijë metrave.

Ndërkohë, Gjermania do vazhdojë të mbajë të bllokuar fluturimet deri në orën 20:00, ndërsa hapësira ajrore e Holandës është hapur sërish por jo për të gjitha fluturimet.

Top Channel