Vullkani islandez në gjendje konstante

20/04/2010 10:30

Vazhdon të jetë konstante gjendja në vatrën e vullkanit Eyjafjallajokull, në jug të Islandës.

Sipas meteorologëve ndërkombëtarë, reja e hirit duket sikur është reduktuar dhe është bërë më pak e rrezikshme për trafikun ajror.

Megjithatë në Britani është pezulluar e gjithë lëvizja me avionë, pasi një re, e re hiri është drejtuar në jug dhe lindje të Mbretërisë së Bashkuar.

Top Channel