SHBA: Sanksione shtesë ndaj Iranit

20/04/2010 00:50

Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë sanksione shtesë ndaj Iranit, vendosur prej tyre, veç atyre që priten të miratohen prej Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

Lajmi u njoftua prej Departamentit të Shtetit në Uashington ku u saktësua se Shtepia e Bardhë i qëndron ende ofertës së bërë në shtator të 2009-ës e cila konsistonte në shkëmbimin e uraniumit mes Teheranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Muaji maj pritet të jetë muaji vendimtar në lidhje me çështjen e programit bërthamor iranian, ku SHBA dhe Franca kanë kërkuar një raund të katërt sanksionesh ndaj Republikës Islamike, kërkesa këto të refuzuara prej Rusisë dhe Kinës të cilat kërkojnë që sanksionet mos prekin interesat e popullit iranian.

Top Channel