Rikthehet emergjenca në Drin

20/04/2010 15:50

Mjaftuan vetëm 24 orë reshje që situata në liqenet e hidrocentraleve në lumin Drin të shkoje sërish në pikën e emergjencës. (UPDATE)

Prurjet po rrisin me 1 centimetër në orë nivelin në Fierzë dhe hapja e portave të shkarkimit ka bërë që në Ultësirën e NënShkodrës të ndizet sërish alarmi i përmbytjeve massive.

Sekretariati Teknik për shkarkimin e plotave në liqenet e Drinit i mbledhur me urgjence ne mesdite ka kerkuar vleresimin maksimal te situates nga Ministria e Brendshme, për të marrë masat për t’i bere ballë një valë të re përmbytjesh.

Drejtues të KESH-it nuk dhane shpjegime se në cfarë nivelesh janë mbajtur kuotat e liqeneve nga permbytja e mëparshme, por të dhenat e fundit tregojnë se ato kane qenë pranë kuotave të emergjencës dhe preken pikën kritike me një valë reshjesh thuajse të zakonshme.

Top Channel