Rama: Demokracia dhe ekonomia, në gjendje alarmante

20/04/2010 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se shfaqja shqetësuese e kryeministrit një ditë më parë është një arsye më tepër që shqiptarët të dalin në 30 prill dhe 1 Maj, në protestën më të gjatë dhe më të madhe që një popull mund të bëjë për të ndalur rrënimin e sjelle nga qeveria e vet.

Në një konferencë për shtyp, kreu socialist theksoi se viti 2010 është ekonomikisht më i keq se një vit më parë dhe kjo situatë negative i ka rrënjët te kutitë.

“Fajtori për gjendjen alarmante të demokracisë dhe ekonomisë është keqqeverisja që duhet të ndalet me cdo kusht. 30 prilli është dita kulmore e protestave tona dhe 1 Maji do të gdhijë si dita e betejës qytetare”, u shpreh Rama.

Kreu socialist akuzoi sërish kryeministrin se me pushtetin e votës së vjedhur është përgjegjës për rritjen e papunësisë e për shtrenjtimin e jetesës në Shqipëri.

Top Channel