Po zbresin në një minierë. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht nuk do marrim ashensorin, por një palë shkallë që do të na shpien fill në një tunel të nëndheshëm shumë të ndryshëm nga ç’jemi mësuar.

Këtu pasuria nëntokësore nuk është sa kromi, as Nikeli, por diçka më e madhe: libri.

Këto janë minatorët e dijes. Violeta Biçolli është njëra prej tyre. Ajo ka më shumë se 30 vite që punon mes këtij thesari.

“Fillimisht kam shërbyer në sektorin e shërbimit, në banak, në sallë dhe pastaj kam lëvizur nëpër sektorë të tjerë të bibliotekës derisa kam arritur këtu”, thotë Violeta.

Ajo sapo ka marrw turnin dhe e gjejmë teksa pret kërkesat. Ka vetëm pak minuta kohë në dispozicion për të dërguar librat lart.

“Kjo varet dhe nga largësia në të cilën ndodhet libri, nga fondi ku ndodhet dhe nga fluksi i madh i kërkesave që vijnë”, rrëfen Violeta.

Prishëset e qetësisë së këtyre tuneleve janë të zonja për një gjë në veçanti. Ato i dinë përmendësh vendndodhjet e çdo botimi.

Me gjithë vrapin për t’iu përgjigjur në kohë kërkesës së lexuesve Violetës i mungon një gjë: Hapësira për të akomoduar në rafte dhe jo përtokë prurjet e kohëve të fundit.

“Problemi i mungesës së mjediseve është pothuajse në të gjitha fondet. Hyrjet e reja që vijnë nga sektori i pasurimit, pothuajse 10 deri në 12 mijë hyrje në vit, vështirësojnë akoma më shumë këtë problem. Përveç vështirësisë së punës së punonjëses është se këto rafte nuk janë në mënyrë komode, por janë në tokë ku thithin përveç lagështirës së ambjentit dhe atë të dyshemesë, papastërtitë dhe mikroorganizmat”, tregon Violeta.

Për të ndihmuar veten në funksion të një shërbimi ekspres punonjëset e nëntokës kanë shpikur një zgjidhje alternative.

“Ne jemi detyruar t’i vendosim librat ku ka vende bosh dhe orientohemi nëpërmjet disa tabelave që janë të pranishme në të gjitha fondet”, thotë Violeta.

Edhe dhoma e albano-balkanologjisë vuan nga kjo sëmundje. Këtu cdo gjë është e rrethuar me hekura. Mbikëqyrja është 24 orë, por hapësirat kanë mbaruar.

Librave si “Kopja e Mesharit të Gjon Buzukut”, dorëshkrimeve dhe antikuarëve të tjerë, po u merret fryma.

Nga dita në ditë, librat po zaptojnë edhe korridoret. Punonjëseve ju duhet të ecin me kujdes për mos t’i shkelur ato ndërsa qytetarët vazhdojnë të tregojnë interes më të madh për librin.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA