Irani: Tërmetet? Për faj të grave provokuese

20/04/2010 21:30

Zgjidhja se përse ndodhin tërmetet vjen nga Irani. Sipas Teheranit, shkak për lëkundjet e tokës që kanë shkaktuar dhjetra mijëra viktima, janë gratë që vishen pa ndjekur detyrimet fetare.

Shpjegimi është bërë nga hojatoleslam Kazem Sedighi.

Fetari (një shkallë poshtë gradës ayatollah) ka ftuar burrat të ruajnë veshjet e femrave, “pasi shumë prej tyre nuk vishen me modesti dhe detyrojnë burrat të dalin nga rruga e duhur dhe nxisin zemërimin e shoqërisë duke shtuar numrin e tërmeteve, pasi me veshjen e tyre irritojnë Zotin”.

Top Channel