Grabitet dhe digjet një autobus linje

20/04/2010 13:00

Grabitet dhe më pas merr flakë një autobus i linjës Tiranë-Sarandë. Nuk ka asnjë të lënduar mes pasagjerëve, ndërkohë që paniku ka qenë i madh.

Sipas informacioneve të fundit në momentin kur drejtuesi i mjetit bashkë me disa pasagjerë po drekonin në Fratar të Ballshit, një person ende i paidentifikuar është futur në autobus,duke marrë drejtimin e tij. Në autobus ndodheshin disa pasagjerë të tjerë.

Sipas një dëshmitareje, pengmarrësi i ka qetësuar pasagjeret duke u thënë të mos kishin probleme pasi do të shkonin në Kakavijë.

Për motive ende të pasqaruara në autobus ka rënë flaka dhe kjo ka bërë që grabitësi të ndalojë autobusin në afërsi të Tepelenës dhe pasagjerët të zbresin në kohë pa pësuar lëndime.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të pazakontë që ndodhi pak më parë.

Top Channel