Fiat, Montezemolo i lë presidencën John Elkann-it

20/04/2010 14:50

Largim surprizë në nivelet më të larta drejtuese të shtëpisë së prodhimit të automobilave, Fiat.

Sipas agjencive italiane të lajmeve, presidenti Luca Cordero di Montezemolo ia lë postin e presidentit  pasardhësit të familjes Agnelli, John Elkann. Pavarësisht këtij ndryshimi, Montezemolo do vazhdojë të jetë në krye të shtëpisë Ferrari.

Gjithcka do zyrtarizohet pasditen e sotme në një deklaratë për shtyp. “Tërmeti” në shtëpinë Fiat ndodh në prag të prezantimit të administratorit të deleguar, Sergio Marchionne për periudhën 2010-2014.

Top Channel