Durrës, balta bllokon rrugën

20/04/2010 13:50

Reshjet e shumta te shiut te rena gjate 24 oreve te fundit kane shkaktuar nje tjeter rreshqitje dherash ne zonen kodrinore te qytetit te Durrësit.

Për pasojë është bllokuar përkohësisht aksi rrugor që lidh qytetin me Currilat, në zonën ku ngrihet dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”. Mjetet dhe punonjës të ndërmarrjes së bashkisë po punojnë per largimin e dherave nga rruga dhe rikthimin ne normalitet te trafikut.

Rreshqitjet e vazhdueshme te dherave si rezultat i shpyllezimit masiv te kodres dhe ndertimeve pa kriter ne te, e kane kthyer ne emergjente situaten ne kete pjese te qytetit bregdetar. Jane 274 objekte te rrezikuara nga ky fenomen, ndersa bashkia eshte ne fazen e pergatitjes se nje studimi per llojin e nderhyrjes qe duhet ndermarre per te shmangur rrezikun e vazhdueshem.

Dhjetra familje dhe biznese bashkejetojne prej kohesh me friken nga vershimet e dherave mbi to dhe jo pak jane demtuar.

Top Channel