Zbulohet burimi hidrotermal në 5 mijë metra thellësi

19/04/2010 18:25

Një ekspeditë britanike ka zbuluar në Karaibe burimin hidrotermal me origjinë vullkanike më të thellë në botë.

Burimi që ndodhet në një thellësi rreth 5 mijë metra, është quajtur “black-smoker” (rrugëtimi i zi). Ai ndodhet në gropën Cayman që zbret deri në 7.620 metra thellësi. Për shkak të temperaturave shumë të ulëta të ujit në këtë thellësi, zbuluesit thonë se në këto pika janë kushtet ideale për krijimin e plumbit.

Eksploruesit në bordin e anijes “James Cook” kanë përdorur një nëndetëse me telekomandë. Shkencëtarët shpresojnë që në këto ujëra të zbulojnë edhe jetë të reja ekzotike që mendohet se arrinë të bijetojnë fale ujërave termale.

Në këtë thellësi, presioni është rreth 500 herë më i madh se në sipërfaqe, prandaj, krijesat e vetme të gjalla mund të jenë mikroorganizmat.  

Top Channel