Vullkani islandez drejt qetësimit

19/04/2010 14:00

Duket se po shkon drejt qetësimit vullkani islandez Eyjafjollajokull. Sipas një eksperti të gjeofizikës islandeze volumi i resë së hirit në ajër është reduktuar ndjeshëm dhe kollona e tymit nuk i kalon 3 mijë metra lartësi.

Sipas ekspertit niveli aktual i kollonës është sa gjysma e asaj të regjistruar ditët e shkuara. Vullkani herë pas here dërgon sinjale të reja. Tymi është reduktuar, ndërkohë rojet bregdetare dhe shkencëtarët islandezë shprehen se situata është përmirësuar shumë prej të shtunës.

Nëse reja prej hirit vullkanik shpërbëhet në ajër atëherë ky mund të jetë një lajm i mirë për miliona udhëtarë që kanë mbetur në pritje të lëvizjes nëpërmjet transportit ajror, që në një pjesë të konsiderueshme të Europës është paralizuar.

Top Channel