Tiranë, mbytet në përrua 8-vjeçari

19/04/2010 10:00

Një fëmijë, 8 vjeç, është mbytur në një përrua pranë Zall Dajtit, në Tiranë.

Viktima, Elken Vodopi, përpara ngjarjes së rëndë ishte lënë në një makinë nga të afërmit e tij.

8-vjeçari ka lëvizur frenat e makinës dhe për pasojë ka rënë në përrua së bashku me mjetin. Trupi i viktimës ende nuk është gjetur, ndërkohë që kanë nisur operacionet e kërkimit.

Top Channel