Rusët nderojnë Kazinskin

19/04/2010 12:35

Tragjedia që goditi Poloninë me vdekjen e presidentit dhe shume zyrtarëve të larte po kthehet në një pikë kur rusët dhe polakët po përpiqen të nxisin pajtimin mes tyre.

Medvedev sfidoi mbylljen e hapësirës ajore nga hiri vullkanik për të marrë pjese në funeralin e Kazinskit, në Krakovë. Në ceremoni shumë liderë të tjerë nuk ia dolën që të ishin të pranishëm.

Pjesëmarrja e Medvedev u pa si gjë gjest solidariteti që shton shpresat për përmirësimin e marrëdhenieve shpeshhere traumatike mes Moskës dhe Varshavës.

Vetë Medvedev shpreson që humbja e polakëve të shndërrohet në një impuls të ri për dy vendet.

“Tragjeditë bëjnë shpesh që njerëzit të afrohen dhe besoj se kjo duhet të ndodhë edhe mes rusëve dhe polakëve”, u shpreh Medvedev.

Top Channel