Rinas, fluturime në pesë destinacione

19/04/2010 14:35

Aeroporti i Rinasit ka qenë i hapur gjatë të hënës por vetëm për pak fluturime. Gjatë paradites ka patur fluturime drejt Romës, Barit, Athinës, Stambollit dhe Vjenës. 

Ndërkohë, ka pasur pasagjerë të cilët janë paraqitur për të fluturuar, por ka ndodhur që fluturimi është anuluar vetëm 2 orë para nisjes.

“Erdhëm këtu por nuk u nisëm, na lajmëruan në momentet e fundit. Nuk e dime se kur do të mund të lëvizim”, thotë një udhëtare.

Autorietet e aeroportit ndërkombëtar të Rinasit u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë në kontakt të vazhdueshem me kompanitë e fluturimit, pasi situata ndryshon nga momenti në moment.

“Janë 5 destinacionet ku operohet, Romë, Bari, Athinë, Stamboll dhe Vjenë. Fluturimi i natës nuk dihet pasi situata lëviz nga momenti në moment, prandaj pasagjerët janë të lutur të kontaktojnë agjencitë ajrore”, ka deklaruar një zyrtare e aeroportit.

Shqipëria edhe për këto 24 orë është parashikuar të mos përfshihet nga reja vullkanike, e cila ka përfshirë pjesën më të madhe të aeroporteve që lidhen me Rinasin.

Top Channel