Një mësim nga Ulëza

19/04/2010 20:15

A mundet që një komunë e thjeshtë të bëhet shembull edhe për qytetet e mëdha? Disa kanë dëgjuar të flitet, të tjerë ndoshta edhe nuk e njohin, e megjithatë Komuna Ulëz e Matit ka ditur të rreshtohet, në mos t’i lërë pas pjesën më të madhe të qyteteve në vend.

Kjo nuk është aspak një shaka por një shembull i vërtetë që duhet ndjekur. Komuna Ulez ndodhet rreth 60 km larg nga kryeqyteti, e fshehur diku mes maleve te rrethit te Matit. Pavaresisht shtrirjes jo te vogel zona ka vetem 2156 banore. Uleza, me shume se nje qender te banuar na kujton hidrocentralin e ngritur ne kete vend. Liqeni i ketij hidrocentrali ka krijuar nje natyre piktoreske duke i dhene mundesi kesaj komune te hedhe syte edhe nga turizmi.

Sot Ulza ne ndryshim thuajse me pjesen me te madhe te komunave e madje edhe bashkive, ka nje plan rregullues te pergjithshem dhe per pak kohe do te kete te perfunduar edhe planin rregullues pjesor. Komuna ka hartuar projektin e detajuar i cili ka fituar mes 384 njesive vendore qe konkuruan per te perfituar mbeshtetjen e Bankes Europiane per Zhvillim nen mbikqyrjen e Fondit Shqiptar te Zhvillimit.

“Problemi i pare qe une pata sapo u zgjodha kryetar komune ishte qe duhet te ndaloja ndertimet pa leje, sepse cdo lek i hedhur ne nje ndertim pa leje eshte lek i hedhur kot, eshte nje investim qe behet sot dhe do te prishet neser. Por duhet te kisha mundesine qe te jepja ndertime me leje, e kjo mundesi mungon pa nje plan urbanizimi, pa nje plan te pergjithshem urbanizimi dhe pa nje plan pjesor urbanizimi ne dataje per cdo zone”, shprehet kreu i komunes Pal Qoku.

Per ndertimin e unazes se vogel te Ulzes, komuna eshte detyruar te nderhyje duke prishur ose larguar jo pak ndertime pa leje dhe kjo do te vazhdoje deri ne perfundimin e plote te saj. Pervec planit rregullues, komuna ka edhe nje plan zhvillimi lokal edhe ky i mbeshtetur nga nje shoqate holandeze. Ne dokumentin e botuar ne dy gjuhe shqip dhe anglisht jepen ne menyre te detajuar te gjitha te dhenat e komunes.

Nga informacioni i pergjithshem, tek zhvillimi ekonomik, tek te ardhurat nga taksat ne nivel vjetor dhe ne menyre transparente per cdo biznes te zones, tek niveli i punesimit, investimet dhe projektet per te ardhmen. Uleza prej pak kohesh ka realizuar rrjetin shperndarjes te ujit te pijshem dhe eshte ne perfundim ai i ujrave te zeza. Te dyja keto projekte jane investuar nga Banka Europiane per Zhvillim ne baze te projekteve te komunes.

Rrjeti i ujit te pijshem ka perfunduar dhe sot cdo familje e Ulzes merr ujin e pijshem me sahat, paguan rregullisht faturen e ujit te pijshem dhe mund te jemi e para qyteze e Shqiperise qe nuk kemi boliera dhe nuk kemi uje me orar. Gjithashtu jemi ne perfundim te rrjetit te depurimit te ujrave te zeza ne menyre qe sapuni dhe acidet mos te bien ne liqen dhe te demtojne peshkun, por uji ne liqen te bjere i depuruar”, shton kryekomunari. Turizmi eshte nje nder pikat kryesore ne te cilat kerkohet te mbeshtetet e ardhmja e Ulzes.

Ne funksion te ketij qellimi jane realizuar te gjitha projektet infrastrukturore te komunes. Sipas analizave te kryera te cilat shpesh nuk behen as ne planet e qyteteve te medha apo projekteve te ministrive te ndryshme, rezulton se komuna Ulez ka 18 km katror siperfaqe ujore, 5500 hektare pyje ne pronesi te saj dhe vetem 500 hektare toke te punuar. Nderkohe qe nje pune intensive eshte bere per te garantuar sigurine ne te gjithe zonen. Si rezultat ne dy vitet e fundit ne te gjithe Ulzen nuk ka patur as edhe nje rast vjedhje apo krimi tjeter.

“Krahas veprave si hotele dhe lokale, ne do te mundohemi te ristrukturojme te gjitha kullat e vjetra qe ka kjo zone, ashtu sic ishin, ne menyre qe banoret e zones te kene mundesi te ftojne ne familjet e tyre me pak shpenzime, njerez nga Europa, te vijne te kalojne ditet e pushimit ketu te shohin dicka natyrore, por edhe te shpenzojne pak, sepse nje nga kushtet qe sot turisti te vije ne zonat tona eshte te kete pak shpenzime”, shton Qoku. Ne rradhen e gjate te projekteve te fituara e te investuara, Komuna Ulez, pikerisht per te favorizuar turizmin ka vendosur aplikimin e nje plani 10 vjecar per te mos shfrytezuar pyjet e zones, projekt ky i financuar nga Banka Boterore.

E jo vetem kaq, por per te ulur papunesine, komuna ka kerkuar dhenien e liqenit si prone komunale e menjehere me pas sipas projektit te saj, te ringreje nderrmarjen e peshkimit, e cila do te mundesonte hapjen e jo pak vendeve te reja te punes. Ne pak kohe, Uleza eshte shnderruar ne shembull per njesi pushteti qe drejtojne komuna e qytete me te medha, ku shpesh priten vetem financimet shteterore e ato ne shume raste edhe abuzohen. Nje shembull qe tregon se shpesh vullneti, perkushtimi dhe deshira e mire mund te jene me te rendesishme sesa madhesia apo perkatesia politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA