Kërkohet hapja e aeroporteve

19/04/2010 12:30

Kompanite e fluturimit kërkojnë hapjen e linjave ajrore pavarësisht hirit vullkanik.

Humbjet qe po pesojne jane kolosale dhe arrijnë në 200 milionë dollarë në ditë, ndërsa mbi 6.8 milione pasagjere jane prekur nga ky bllokim 5 ditor.

Situata e krijuar ka shtyrë Bashkimin Evropian të kërkojë një mbledhje urgjente të ministrave të Transportit.

Nga ana e saj Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror e kritikoi ashpër reagimin e deritanishëm të qeverivë europiane, kur pasojat ekonomike për të janë shumë të mëdha.

Nderkoje reja e hirit vullkanik ka zgjeruar harten duke nisur nga rrethi artik ne veri deri te brigjet franceze, ne Mesdhe, nga Spanja deri ne Rusi.

Top Channel