Hiri vullkanik drejt Kanadasë

19/04/2010 10:25

Meteorologët e Met Office në Britani thonë se reja e hirit vullkanik mund të prekë edhe brigjet lindore të Kanadasë.

Ndërkohë, që në pjesën më të madhe te Europës ka patur probleme dhe bllokime të hapësirave ajrore për shkak të resë.

Sistemi i transportit ajror europian është paralizuar, ndërsa kostoja e humbjes për kompanitë ajrore
kap me milion dollarë.

Ndaj komisari për konkurrencën Joequin Almunia, ka shpjeguar se Komisioni Europian po mendon që të përdorë të njëjtat instrumenta ndihme si në 11 shtator të vitit 2001.

Top Channel