Hiri vullkanik dëmton një avion të NATO-s

19/04/2010 14:25

Hiri vullkanik mund të transformohet në kristale qelqi në temperatura të larta ndërsa kalon përmes motorrëve të avionëve.

Kështu i ka ndodhur një grupi me nje xhet F-16 të NATO-s, ndërsa u përfshi nga reja e hirit. Bëhet fjalë për një problem shumë serioz që mund të ketë pasoja në aktivitetin ushtarak.

Sipas një ushtaraku, kjo është arsye shumë e fortë se përse transporti ajror është pezulluar. Megjithatë zyrtarët nuk kanë dhënë informacione të mëtejshme për dëmet që mund të ketë ky reaksion.

Top Channel