Dervishi, Ngjelës: Je produkt televiziv

19/04/2010 22:30

Pas argumenteve të paraqitura nga kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela se pse populli duhet të dalë në shesh më 30 prill e më pas, analisti, Lutfi Dervishi ka kritikuar Ngjelën se ai nuk realitetin në të cilin jetojnë shqiptarët.

“Ti nuk njeh se si jetojnë njerëzit, nuk di se si jetojnë njerëzit. Ti jeton vetëm me studiot televizive, je produkt televiziv”, deklaroi Dervishi.

Më tej Dervishi u shpreh se një argument i paraqitur në kongresin socialist ishte se PS ka të gjitha shanset të kërkojë zgjedhje të parakohëshme duke fituar zgjedhjet për pushtetin vendor. Ky komentin i Dervishit u kundërshtua nga zoti Ngjela i cili tha se zgjedhjet e parakohëshme do të jenë para atyre lokale.

Top Channel