Vullkani, Obama anulon vizitën në Poloni

17/04/2010 21:20

Presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar vizitën në Poloni për ceremoninë e varrimit të presidentit polak, Leh Kazinski.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë duke sqaruar se shkak për këtë vendim është bërë situata e krijuar me fluturimet pas resë së tymit të vullkanit në Islandë.

Uashingtoni ka bërë të ditur se SHBA-të do të përfaqësohen në këtë ceremoni nga ambasadori amerikan në Varshavë.

Top Channel