Tiranë, protesta për infrastrukturën

17/04/2010 19:50

Banorët e zonës së unazës së re në Tiranë protestuan pasditen e sotme duke bllokuar edhe lëvizjen e mjeteve në këtë segmen rrugor.

Ata kanë dalë në rrugë së bashku edhe me një grup deputetësh të Partisë Socialiste duke kërkuar që të merren masa për përmirësimin e infrastrukturës së zonës ku ata banojnë e cila aktualisht i përket komunës së Kasharit.

Protestuesit kanë kërkuar që ata të bëhen pjesë e kryeqytetit. Gjatë protestës është ngritur shqetësimi se në këtë zonë janë bërë me dhjetra ndërtime së fundmi ka një studim dhe pa urbanizim të zonës dhe ngritjes së infrastrukturës.

Protestuesit kanë ecur për disa minuta përgjatë unazës së re duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në të dy krahët dhe më pas janë larguar.

Deputetët socialistë bën thirrje që banorët e zonës të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në datën 30 prill në Tiranë.

Top Channel