SHBA, nën akuzë ish-presidenti i “Blackwater”

17/04/2010 11:00

Ish-presidenti i kompanisë private të sigurisë “Blackwater”, si dhe katër ish-punonjës të saj janë paditur për shkelje të ligjit federal për armët.

Gary Jackson, i cili dha dorëheqjen vitin e kaluar, mohon akuzat për shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit, duke hedhur poshtë edhe ato për përdorim të armëve të paregjistruara.

Nën akuzë janë edhe një ish-gjeneral që punonte si këshilltar i kompanisë, si dhe zëvendëspresidenti i saj.

Akuzat lidhen pjesërisht me një operacion të kryer nga agjentët federalë në vitin 2008, ku u sekuestruan 22 armë zjarri, mes të cilave 17 kallashnikovë.

“Blackwater” ndryshoi emrin e saj në “Xe Services” në vitin 2009, dy vjet pasi mercenarët e saj u përfshinë në një incident me armë zjarri në Bagdad që la të vdekur 17 civilë irakenë.

Top Channel