SHBA: Luftë drogës nga Karaibet

17/04/2010 12:20

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka shprehur shqetësimin e tij se trafikantët e drogës po përdorin rrugë të reja për futjen e kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke zgjedhur në vecanti Karaibet.

Gates u tha liderëve të mbledhur në Barbados se Uashingtoni dëshiron të punojë më ngushtë me autoritetet vendase pasi presioni në rrugët meksikane do të detyrojë trafikantët të spostojnë trafiqet e tyre.

Ndërkohë, liderët e vendeve të Karaibeve kanë deklaruar se trafiku i drogës në rajonin e tyre ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Shtetet e Bashkuara deklarojnë se rreth ¾ e kokainës amerikano-jugore hyjnë në territorin e tyre pasi kanë kaluar në Amerikën qendrore.

Liderët e vendeve latine besojnë se tregtia e drogës përmes ishujve të Karaibeve është rritur për shkak të investimit të SHBA në luftën kundër narkotikëve në kufirin me Meksikën.

Top Channel