Reja, bllokimet e fluturimeve në Itali, deri në mbrëmje

17/04/2010 11:10

Vijon kaosi ajror në Itali për shkak të resë prej hiri që u shkaktua si pasojë e shpërthimit vullkanik në jug të Islandës.

Bllokimi i linjave ajrore ishte parashikuar deri në orën 14:00 të ditës së sotme, por për shkak të mospërmirësimit të situatës, bllokimi do të vijojë deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Sic e kemi njoftuar edhe gjatë orëvë te natës, në aeroportin e Malpensas janë pezulluar më shumë se 200 udhëtime. Por edhe aeroportet e Romës, Fiumicino dhe Ciampino kanë pezulluar disa fluturime, që shkonin drejt veriut të Europës, si dhe drejt qyteteve veriore të Italisë.

Për pasojë ka patur edhe coroditje të udhëtarëve.Nuk ka njoftime nëse mes tyre ka udhëtarë shqiptarë, të cilët mund të kenë qenë tranzit në aeroportet e vendit fqinj.

Top Channel