Rama: Fituam, por vota u vodh

17/04/2010 15:15

Afrimi i 30 prillit, kur socialistët do të protestojnë në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Berisha, e ka cuar liderin e opozitës, Edi Rama në Korcë.

Nga ky qytet, Edi Rama e përkufizoi qeverinë, duke iu referuar fjalimit të Fan Nolit të mbajtur po në Korcë, 87 vjet më parë, pak kohë përpara Revolucionit të Qershorit 1924.

“Kabineti yne i sotem- thote Fan Noli, eshte ne kuptimin e plote te fjales kabineti i pykave. Dhe eshte ne natyren e pykave te jene te rrethuar nga pyka dhe dallkauke. Ideali i tyre nuk eshte te organizojne shtetin. Ideali i tyre eshte te mbajne kolltuket me cfaredo cmimi. Dhe mjetet e tyre per ta arrire kete ideal jane druri dhe rryshfeti””, u shpreh Rama.

Fjalimi i liderit të opozitës në Korcë ishte i gjithi nje apel për shqiptarët, që t’i bashkohen protestës së socialisteve me 30 prill kundër një pushteti, që sipas zotit Rama manipuloi zgjedhjet dhe po shuan shpresat e shqiptarëve.

“Ne 28 qershor PS i fitoi zgjedhjet dhe nuk u zgjodh dot, sepse zgjedhjet u vodhen duke mbushur kutite si ne Ruzhdie. Prandaj, hapja e kutive te Ruzhdieve dhe garancia se ato qe ndodhen me 28 qershor nuk do te perseriten me kurre perben kushtin themelor jo vetem per te dale nga kriza politike, por edhe per te filluar sherimin e ekonomise se vendit. Te bashkuar ne mund t’i japim fundin qe meriton ketij pushteti, qe pasi fundosi zgjedhjet, po fundos edhe ekonomine, duke i lene njerezit perdite e me te papune, duke i lene njerezit perdite e me te pashprese”, u shpreh Rama.

Ende nuk dihet sesi do te organizohet ne kohezgjatje protesta e 30 Prillit, por Edi Rama la te kuptohet se per socialistet nuk do te kete qetesi derisa te arrijne qellimin e tyre.  

“Ne 30 prill ne Tirane, qe t’i japim jete se bashku nje proteste te madhe, qytetare, pa ndalim, per te mbyllur nje kapitull te shemtuar padrejtesish, qe i ka rrenjet tek deformimi i vullnetit te njerezve tek kutite e votimit dhe per te hapur kapitullin e ri te Shqiperise europiane, te Shqiperise se lirive dhe te te drejtave te barabarta per te gjithe”, u shpreh Rama.

Top Channel