Poloni, ceremoni funerali për viktimat e aksidentit

17/04/2010 14:05

Vijon të zhvillohet në Varshavë ceremonia funerale për 96 viktimat e aksidentit ajror që ndodhi një javë më parë në Smolensk të Rusisë.

Në aksidentin tragjik të 10 prillit vdiq edhe presidenti polak Leh Kazinski dhe bashkëshortja e tij, bashkë me anëtarë të tjerë të qeverisë së vendit të tij.

Ceremonia ka nisur me një minutë heshtje në sheshin Pilsudski ku ndodhen mijëra njerëz.

Top Channel