Pas afrimit me Beogradin, diplomaci me Moskën

17/04/2010 08:15

Teksa ka aplikuar për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe pret liberalizimin e vizave, Tirana zyrtare kthen sytë edhe nga Moska.

Ambasadori i ri rus në kryeqytetin shqiptar ka përcjellë sërish te ministri i Jashtëm, Ilir Meta, ftesën e bërë nga homologu Sergei Lavrov për të vizituar Rusinë.

E njëjta ftesë është bërë edhe për kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila priti dje diplomatin e Moskës.

Pas rivendosjes së dialogut aktiv me Beogradin, duket se synimi i radhës është Moska. E teksa vizita në Beograd e kryediplomatit shqiptar u shoqërua me shumë debate në faktorin vendas, mbetet për t’u parë reagimi ndaj vizitës në Rusi.

Top Channel