Pakt për asgjësimin e lëndëve kimike

17/04/2010 13:45

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me OSBE që parashikon asgjësimin e disa lëndëve kimike që gjenden aktualisht nën inventarin e forcave te armatosura shqiptare.

Marrëveshja teknike është konkretizimi i bisedimeve te zhvilluara me pare midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organizates per Bashkepunim dhe Siguri ne Europe ne lidhje me gjetjen e nje menyre sa me te pershtatshme per eliminimin e stoqeve te kimikateve te rrezikshme.

Ministria e Mbrojtjes do te marre persiper transportimin dhe sigurine e sasise se kimikateve nga vendet ku mbahen te magazinuara deri ne piken e grumbullimit si dhe do te ofroje ndihmese teknike dhe profesionale per te garantuar procesin.

Top Channel