Kriza, Obama: Të gjejmë gjuhën e përbashkët

17/04/2010 13:50

Uroj që demokratët dhe republikanët të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ecur përpara së bashku për reformën financiare.

Deklarata është bërë nga presidenti amerikan Barack Obama, në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik.

“Një gjë është e sigurtë, në një mënyrë apo në tjetrën ne duhet të ecim përpara. Cështja është shumë e rëndësishme dhe rreziku nga mungesa e veprimit është i lartë. Do të bëjmë përgjegjëse Wall Street. Do të mbrojmë dhe do të forcojmë konsumatorët në sistemin financiar”, është shprehur Obama.

Top Channel