Kërkohen paratë e Gjallicës

17/04/2010 15:45

Gjykata e Tiranës urdhëron institucionin e Përmbarimit të mundësoje kthimin në Shqipëri të 1 milion e 700 mijë dollarëve që një firmë greke në Janinë qe sipas administratoreve të fajdeve rezulton t’i kete marre nga Gjallica.

Shoqeria ‘Desing and Construction Siontis s.a’ me perfaqesues Kristo Siontis rezulton sipas administratoreve te pavarur te jete debitore ndaj Gjallices pas nje akt-marreveshjeje te shkruar mes dy paleve me qellim per te investuar ne disa biznese. Por pas trazirave te 1997 kjo shume nuk u kthye ndersa emri i Kriso Siontis eshte permendur shpesh gjate ketyre viteve nga ish-boset e firmes piramidale Gjallica, shemsie Kadria dhe Gani Kadria.

Ne vendimin e gjykateses Anila Capo thuhet se leshohet urdheri i ekzekutimit te vendimit te administratoreve te pavarur te shoqerise se pavarur te Gjallices per shpalljen debitor te shumes se konsiderueshme te shoqerise ‘Sionitis s.a. Janine’ me  perfaqesues Kristo Siontis. Por me gjithe kete vendim te gjykates  ku ngarkohet permbarimi te kryeje ekzeuktimin , terheqja e shumave te konsiderueshme te derguara drejt Greqise nga firmat piramidale Gjallica,Vefa dhe Cenaj eshte teper e veshtire per tu kryer. I pari qe kembenguli per kthimin ne Shqiperi te transfertave te bllokuara nga shteti grek ka qene ish-prokurori i pergjithshem Theodhori Sollaku i cili ne 2005 hodhi idene te nderhyhej nga ish-presidenti Moisiu dhe ish kryeministri Nano per rikthimin e ketyre shumave ne duart e kreditoreve me anen e nje marreveshjeje.

Pas kesaj pothuajse nje vit me pare nje grup i perbashket jo vetem nga grupi mbikeqyres i skemave piramidale por edhe nga avokati i shtetit dhe administratore te pavarur te shoqerive huamarrese tentuan te kontaktonin ne Greqi me debitoret greke te firmave piramidale. Pavaresisht perpjekjeve, vendimi i gjykates per terheqjen e nje milione e 7 mije dollareve nuk dihet ende se si do te zbatohet dhe nga burime jo zyrtare mesohet se ai aktualisht ndodhet ne zyrat e permbarimit te Ministrine e Drejtesise.

Top Channel