Kapshticë, sekuestrohen 160 kg marijuanë

17/04/2010 10:00

Policia kufitare ka sekuestruar në pikën e kalimit të Kapshticës një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave konfiskimi i 161 kilogramëve marijuanë u bë pas njoftimit të agjentëve të anti-drogës.

Sipas të njëjtave burime, gjatë operacionit policor u arrestuan edhe tre trafikantë, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.

Burimet shtojnë më tej se sasia e madhe e drogës kishte si destinacion Greqinë.

Top Channel