Irani: Agjenci ndërkombëtare për carmatimin

17/04/2010 09:50

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad ka propozuar krijimin e nje agjencie ndërkombëtare për carmatimin bërthamor.

“Duhet të ngrihet një grup ndërkombëtar i pavarur, që të planifikojë dhe mbikëqyrë carmatimin bërthamor”, ka deklaruar Ahmandinejad.

Propozimin e tij presidenti e bëri gjatë fjalës së hapjes së Konferencës dyditore mbi carmatimin atomik që po zhvillohet në Teheran.

Top Channel