Horror në Meksikë, gjymtyrë të prera në qese të zeza

17/04/2010 03:15

Horror në Meksikë teksa autoritetet vendase kanë zbuluar në disa qese të zeza gjymtyrë të prera njerëzish.

Lajmi njoftohet prej autoriteteve vendase, ku saktësohet se krimi makabër u zbulua në lagjen Cuernavaca në rajonin Morelos, pas marrjes së një telefonate prej një telefonuesi anonim.

Në qese u zbuluan mesazhe të cilat linin të nënkuptohej se krimi ka të bëjë më larje hesapesh mes bandave të narkotrafikut.

Ndërkohë që pas barbarizmit më të fundit, mediat vendase kanë forcuar kritikat ndaj presidentit Felipe Kalderon, duke e akuzuar atë se po bën mjaft pak për të ndalur krimet e bandave të narkotrafikut në vend.

Top Channel