Britani, sondazhi: Konservatorët në krye

17/04/2010 02:00

Sipas sondazhit më të fundit publikuar prej YouGov në Britani, konservatorët e Devid Kamerun udhëheqin preferencat e anglezëve.

Kështu, konservatorët në opozitë arkëtojnë 33 përqind të preferencave, duke zbritur me 4 përqind nga një sondazh i mëparshëm, laburistët e kryeministrit Braun preferohen nga vetëm 28 përqind e anglezëve, duke u rënditur pas liberaldemokratëve, të cilët janë edhe surpriza e këtij sondazhi, ku ata paraqiten me 30 përqind, duke dalë forca e dytë politike në vend.

Shifrat tregojnë një rritje galopante të liberaldemokratëve, të cilët, sipas YouGov u kanë rrëmbyer dy fraksioneve tradicionale në politikën angleze, plot 8 përqind të elektoratit.

Top Channel