Brazil, arrestohet supertrafikanti kolumbian

17/04/2010 04:45

Autoritetet braziliane arrestuan numrin 4 të toplistës së Shteteve të Bashkuara të të kërkuarve për shpërndarje lendësh narkotike.

Policia e vendit amerikano-latin njoftoi se bëhet fjalë për Nestor Caro Chaparro, i cili u ndalua në plazhin e famshëm të qytetit të Rios, Copacabana.

Uashingtoni kishte vendosur një shpërblim prej 5 milion dollarësh për kapjen e Chaparros. Ai akuzohet për pastrim parash dhe lidhje të ngushta me kartelet e drogës në vendlindjen e tij, Kolumbi.

Top Channel