Shirat e rrëmbyeshëm mbytin bagëtitë

16/04/2010 23:30

Intensiteti i lartë i reshjeve tre ditët e fundit shkaktoi një seri problemesh në zona të ndryshme midis tyre edhe ne Talë të Lezhës.

Në një hark kohor prej vetem 1 orë e gjysmë dalja e lumit Mat arriti nivelin deri 1.5 metra dhe mbyti plot 165 krerë dhi të Luigj Dulit, duke i shkaktuar në dëm shumë të madh ekonomik.

Për të shkuar në vendin e ngjarjes tashmë duhet të hipësh në varkë. Luigj Duli thotë se këtë biznes e kish ngritur me shumë probleme bashkë me ortakun e tij, por tashmë asgjë nuk ka ngelur duke u shndërruar në zero brenda 24 orëve.

“Për 1 orë e gjysmë arriti uji në 1 metër e gjysmë. Këtu është katastrofe”, shprehet për Top Channel blegtori Duli.

Duli kërkon dhe shpreson që dikush nga autoritetet ta dëgjojë dhe ta ndihmojë për ta minimizuar sadopak koston e këtij dëmi.

“Shpresoj çdo gjë të jetë e saktë ta vlerësoj dikush, ta na ndihmojë e të shohë hallin tonë”, thotë Luigj Duli.

Tashme atij si mbetet asgje veçse te prese dhe ne te njejten kohe te gropose dhite e ngordhura.

Top Channel